Home / Kryesoret / Popova: Carovska dhe LSDM-ja po shkurtojnë para nga kopshtet e fëmijëve

Popova: Carovska dhe LSDM-ja po shkurtojnë para nga kopshtet e fëmijëve

VMRO-DPMNE-ja përmes Irena Popovës në një konferencë për shtyp ka akuzuar ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, se po shkurton para nga buxheti për kopshtet e fëmijëve dhe me këtë ka goditur interesat e familjeve. Ajo tha se paaftësia e LSDM-së në mënyrë të pamenduar po godet interesat e familjes.

“Me rebalancin e buxhetiti, ministrja e papërgjegjshme Mila Carovska ka shkurtuar 5.600.000 denarë të cilat ishin të dedikuara për ndërtim dhe rregullim të kopshteve për fëmijë”, tha Popova.

Ajo shtoi se në këtë mënyrë Carovska po imponon kaos dhe paqartësi tek familjet, të cilat sipas saj nuk do të dijnë nëse në komunat e tyre a do të ketë kopshte të reja.

“Fakt është se me fondet e shkurtuar të parapara për hapjen e kopshtet në vitin 2017, nuk do të hapen asnjë pasi nuk ka para. Këto 5.600.000 denarë që shkurtoi LSDM-ja kanë qenë të mjaftueshme për hapjen e pesë ose gjashtë kopshteve të vogla”, përfundoi Popova.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *