Home / Lajme / Maqedoni / Popovski – Pllomp: Transparencë dhe llogaridhënie e Qeverisë në interes të qytetarëve

Popovski – Pllomp: Transparencë dhe llogaridhënie e Qeverisë në interes të qytetarëve

Qeveria është e vendosur tërësisht të hapet jo vetëm për mediat, por edhe për çdo qytetar, që t’i merr informacionet që i ka të nevojshme dhe opinioni të informohet me kohë për gjithçka dhe në çdo kohë, theksoi ministri pa dikaster, i angazhuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski në takimin e sotëm punues me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës, Vilem Vouter Pllomp.

Popovski, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, e ka theksuar në mënyrë të veçantë nevojën e qasjes së këtillë, pas, siç tha pas heshtjes 11 vjeçare institucionale dhe errësirën informative nga ana e garniturës paraprake qeveritare, që të parandalohet që politikanët t’i heshtin dhe evitojnë problemet.

 

Ambasadori Pllomp i ka vlerësuar reformat e paralajmëruara si fascinante dhe me të vërtetë të domosdoshme. Njëherit shprehu interes për më shumë takime me ministrin Popovski në drejtim të bashkëpunimit më intensiv me Ambasadën e Mbretërisë së Holandës për mbështetje të reformave mediale në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *