Home / Kryesoret / Prej nesër fazë e verdhë, ndërsa të premten dhe të shtunën në vende të caktuara edhe fazë e portokalltë

Prej nesër fazë e verdhë, ndërsa të premten dhe të shtunën në vende të caktuara edhe fazë e portokalltë

Mot kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë me temperaturë e cila vende vende përgjatë Vardarit do të tejkalojë edhe 40 gradë vazhdon edhe në ditët në vijim.

Në pjesën më të madhe të vendit temperatura maksimale do të arrijë mbi 35 gradë, ndërsa indeksi UV do të jetë shumë i lartë me vlerë 9.

Në ditët në vijim rajoni i Maqedonisë do të jetë në fazën e verdhë, ndërsa të premten dhe të shtunën rajone të caktuara të vendit do t’i përmbushin kushtet për fazën e portokalltë të paralajmërimit nga valët e të ngrohtit.

Rekomandohet kujdes në rajonet pyjore për shkak ekzistimit të rrezikut potencial nga zjarret pyjore.

Të shtunën drejt të dielës pritet të ketë paraqitje lokale të reshjeve të shkurta të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *