Home / Kryesoret / Prishet lokomotiva, udhëtarët për në Veles ngelen në tren (Video)

Prishet lokomotiva, udhëtarët për në Veles ngelen në tren (Video)

Në vend se në ora 23:30, treni i udhëtarëve i cili është nisur prej në Shkup në ora 22:30 në Veles ka arritur në ora 3 pas mesnate. Siç thonë udhëtarët, ai është ndalur tek lumi Kadina, për shkak të një defekti të një treni tjetër. Megjithatë për 3 orë të tëra askush nuk ka ndërmarr asgjë, ndërsa e akuzojnë ndërmarrjen Hekurudhat e Maqedonisë-Transport se nuk janë përgjigjur në thirrjet e tyre.

Udhëtarët kërkojnë kompenzim për situatën e keqe të cilën e kanë përjetuar atë natë. Vladimir Hristovski, në emër të udhëtarëve, ka dorëzuar ankesë deri te Ministria për Transport dhe lidhje, me kërkesë që personat përgjegjës së HM transport, të sanksionohen. Nga Hekurudhat e Maqedonisë – transport, thonë se e kanë hulumtuar rastin dhe se pas vërtetimit të arsyeve për vonesat e gjata, sigurisht se do kërkojnë falje nga udhëtarët.

“Kërkojmë sanksionim dhe përgjegjësi nga Drejtori i HM transport dhe shkarkim të tij, me qëllim që të në vend të tij të emërohet një drejtor më stabil, i cili do implementojë reforma të reja dhe shërbime më të mira për udhëtarët, për shkak se kjo nuk është hera e parë që po ndodh një gjë e tillë, por përkundrazi kjo gjë ndodh shumë shpesh”, tha Vladimir Hristovski, përfaqësues i udhëtarëve.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *