Home / Lajme / Maqedoni / Projekt i organizatave qytetare – ‘E kaluar e ndarë – Ardhmëri e përbashkët’

Projekt i organizatave qytetare – ‘E kaluar e ndarë – Ardhmëri e përbashkët’

18 organizata qytetare nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe Turqia janë duke punuar në një projekt që ka për qëllim rritjen e kapaciteteve për ndërtim të paqes dhe pajtimit, informojnë reazlizuesit e projektit në fjalë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë pë një projekt rajonal me kohëzhgjatje katër vjetore të titulluar ‘E kaluar e ndarë – Ardhmëri e përbashkët’ që financohet nga Bashkimi Evropian dhe ka për qëllim krijimin e urave ndërmjet bashkësive të ndryshme në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.

Qëllimi kryesor i projektit është krijimi i shoqërisë së fortë dhe të përgatitur, të vlerësuar nga ana e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë si faktor i rëndësishëm me kapacitet të lartë në implenetimin e agjendës për ndërtim të paqes dhe pajtimit, gjë që ndikon pozitivisht në paqen dhe stabilitetin e rajonit si element me rëndësi të madhe në procesin e integrimit të këtij rajoni në BE./Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *