Home / Lajme / Kronika e zezë / Prokuroria kërkon burg për djalin që vrau babanë për një karrocë llaç

Prokuroria kërkon burg për djalin që vrau babanë për një karrocë llaç

Prokuroria për Krimet e Rënda në Shqipëri, ka kërkuar në gjykatë masë sigurie arrest me burg për 21-vjeçarin Mirald Metallari, i cili vrau të atin dhe plagosi nënën e tij.

Me marrjen e njoftimit është formuar grupi hetimor, është shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga kontakti i parë është mësuar se shtetasi Mirald Metallari, pas një konflikti çasti që ka patur me të atin , shtetasin Miftar Metallari, ka marrë armën e këtij të fundit dhe ka shtënë disa herë në drejtim të tij duke e lënë të vdekur.

Po ashtu, në momentin që ka qenë duke shkuar për të kryer aktin, përpara i ka dal nëna e tij shtetasja Nurie Metallari e cila ka dashur ta pengojë të kryejë aktin, por Miraldi ka shtënë në drejtim të saj.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja pistolete. Në bazë të veprimeve hetimore të deritanishme, ka rezultuar se shtetasi Mirald Metallari menjëherë pas ngjarjes është larguar me një automjet të markës “Ford”, për të transportuar nënën e tij, shtetasen Nurie Metallari në spitalin e traumës Laprakë.

Me marrjen e këtij njoftimi, nga ana e Policisë u bë ndalimi i mjetit në rrugën “Lord Bajron, ku njëkohësisht u bë edhe ndalimi i shtetasit Mirald Metallari si dhe është bllokuar arma e zjarrit tip pistoletë, model “TT”.

 

Gjithashtu lexo

Dy të vdekur dhe dy të lënduar në aksident komunikacioni ndërmjet fshatrave Odër dhe Bellovishtë

Në një aksident të rëndë komunikacioni që ka ndodhur sot pasdite rreth orës 16 e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *