Home / Lajme / Maqedoni / Promovohet libri për Ziadin Selën

Promovohet libri për Ziadin Selën

Në promovimin e librit ”Dhoma 334”që i kushtohet ngjarjeve të dhunshme në parlamentin e Maqedonisë të 27 prillit të autorëve nga diaspora Saranda Isenit dhe Hysen Ibraimit me një fjalë rasti u prezantua edhe kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela.

Në fjalën i tij, Sela, përveç se i falenderoi autorët e librit dhe Shoqatat e shqiptarëve të Suedisë, u ndal dhe e përkufizoi Abdylfetah Alimin i cili iu gjind në momentet e vështira kur ai u përballë me dhunën e vandalëve maqedonas si një mik me zemër, e zemër plotë.”Fetain, sepse ashtu i them unë e kam pasur mik tani e kam edhe më të afërt, e ndjej të afërt.

Punën që ai bëri ndoshta do ta kishte bërë çdo shqiptar me zemër,por Fetai në ato momente mu gjetë. Fetain e kam mik për zemër dhe zëmër plotë”,tha Sela .Në këtë promovim mori pjesë edhe Abdylfetah Alimi si dhe shumë personalitete nga bota e letrave dhe politikës nga Kosova dhe Shqipëria.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *