Home / Lajme / Maqedoni / Pronarët e banesave në Dojran shtrenjtojnë çmimet për akomodim, ankohen qytetarët dhe turistët

Pronarët e banesave në Dojran shtrenjtojnë çmimet për akomodim, ankohen qytetarët dhe turistët

Turistët e huaj kanë filluar të mbushin vendin, por ajo që vërehet është se dhënësit e banesave dhe apartamenteve po rritin çmimet për akomodim. Qytetarët ankohen, ndërsa organet kompetente apelojnë që të ulen çmimet për akomodim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Disa dhënës të dhomave dhe apartamenteve sipas disa pohimeve të turistëve, për një natë për të qëndruar në apartament paguajnë deri në 30 euro ose 1800 denarë. Gjatë fundjavave në Dojran po kërkohen vende të lira gjithnjë e më shumë.

Sipas Faktor kjo është arsyeja e cila pronarët e apartamenteve kanë vendosur t’i rritin çmimet për akomodim të turistëve.

Përderisa vazhdon kjo situatë, Dojrani mund të ballafaqohet me mungesë të turistëve.

Apele për çmime të larta më parë kanë arritur edhe nga kryetari i komunës, Stamov Borçe, i cili shpesh dëgjon komente se kemi çmime për akomodim të njëjta si në Greqi./Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *