Home / Lajme / Pse bëhemi të këqinj me të tjerët, kur mund të bëhemi heronj. Fjalë të një psikologu

Pse bëhemi të këqinj me të tjerët, kur mund të bëhemi heronj. Fjalë të një psikologu

Për të qenë heronj nuk kemi nevojë për superfuqi, maska dhe veshje. Gjithkush mund të jetë një hero në jetën e përditshme, në sajë të gjesteve të vogla.

Tingëllon si një nga ato historitë plot shpresa të rrejshme, por është shumë më tepër dhe mbi të gjitha ka një bazë shkencore. Për shumë vite, Philip Zimbardo, ndër psikologët më të shquar të kohës sonë, ish-President i Shoqatës dhe Psikologjike Amerikane dhe Profesor Emeritus në Universitetin e Stanfordit, studion sjelljen e njerëzve, për të përcaktuar se çfarë i shtyn ata, që të kapërcejnë vijën ndarëse mes të mirës dhe të keqes.

Gjatë karrierës së tij, ai ka demonstruar se mjedisi luan një rol kyç në përcaktimin e sjelljes së një personi, si u tregua edhe gjatë eksperimentit të Burgut të Stanfordit, i cili theksoi lehtësinë me të cilën studentë të zakonshëm të universitetit, kur gjenden në mesin e forcave sistemike dhe mjedisore, mund të shndërrohen në monstra.

“Unë besoj se njerëzit lindin të mirë, por më pas korruptohen nga disa gjëra, si dëshira për famë, paraja, dhe ndikimet e këqija, nga njerëz tashmë të korruptuar”.

“Unë kam lindur në Nju Jork, në një geto në Bronx, dhe ishte një tip, puna e të cilit ishte që të korruptonte të rinjtë, u ofronte para për të shitur drogë, vjedhur. Disa nga miqtë e mi bindeshin, unë nuk e bëja. Unë mendoj se për mua, si fëmijë, ka bërë ndryshim fakti që kisha një nënë të dashur, që më mësonte moralin dhe dallimin e të drejtës nga e gabuara”.

Si mundet që një person zakonisht korrekt, sillet mizorisht në rrethana të caktuara? Sipas Zimbardos “e keqja është ushtrimi i pushtetit mbi të tjerët në një situatë ku nuk ndihesh përgjegjës për veprimet e tua”. Transformimin që ndodh ai e ka quajtur “Efekti Luçifer”, rezultat i bashkëveprimit mes faktorëve të prirjes (konformiteti dhe mungesa e frymës kritike), rrethanorë dhe sistemikë.

Janë këto që krijojnë mollët e kalbura. Situatat prodhohen nga konteksti dhe janë sistemet e këqia, që krijojnë situata të këqija dhe si pasojë, sjellje kriminale. “Të gjitha studimet e mia kanë treguar se është e lehtë për njerëzit e mirë, që të tërhiqen nga situata, miqtë, konteksti”.

Prej kohësh, vëmendja e Zimbardos është zhvendosur në anën tjetër të medaljes. Sepse, nëse është e vërtetë që i keq bëhesh, atëherë është gjithashtu e vërtetë e kundërta, domethënë se mund të bëhemi heronj.

“Mund ta bëni përmes dashurisë, bamirësisë, gëzimit. Janë gjeste të vogla në jetën e përditshme. Kjo është një punë e vazhdueshme në progres që duhet të na shtyjë përditë, për të kuptuar se çfarë duhet të bëjmë për të bërë njerëzit të lumtur”.

“Çdo ditë zgjohuni në mëngjes dhe mendoni si të bëni dikë që të ndihet special.

Tregoni respekt,

shihni në sy,

buzëqeshni,

shtrëngoni dorën e njerëzve që takoni,

mësoni emrin,

bëni një kompliment.

Nuk i bën më askush këto gjëra, por është çështje zakonesh, që bëhen kulturë. Janë gjëra të vogla. Për shembull, kur më ndodh të bëj bamirësi me një lypës, nuk mjaftohem duke id hënë monedha dhe ta vazhdoj rrugën, por e pyes si quhet, i prezantohem, i kërkoj të më tregojë historinë e tij, i shpjegoj se do të doja të bëja më shumë, janë këto gjëra që e bëjnë të ndihet një njeri dhe jo një fantazmë, me të cilën shpëlajmë ndërgjegjen”. / Bota.al

Gjithashtu lexo

Bajram Rexhepi një burrështetas i guximshëm – (FOTO & VIDEO)

Homazhe për nder të të ndjerit Bajram Rexhepi janë zhvilluar në hollin e Kuvendit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *