Home / Lajme / Kronika e zezë / Qëlloi mbi aktorin, arrestohet në Tiranë autori

Qëlloi mbi aktorin, arrestohet në Tiranë autori

Janë zbardhur detaje nga tentativa e vrasjes së ndodhur në rrugën “4 Dëshmorët” dhe është arrestuar autori i dyshuar, qe plagosi me armë zjarri aktorin Mishel Manoku, sipas policisë, Mishel Prela.
Policia sqaron se ne pranga ka vene shtetasin: Miklar T., 31 vjeç, banues në Tiranë.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 20.07.2017 rrugën “4 Dëshmorët”, dyshohet të ketë plagosur me armë zjarri shtetasin M. P., 31 vjeç, në pjesën e barkut dhe gjymtyrë i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”- njofton policia.

Sqarojme se per policine, i plagosuri eshte Mishel Prela, por burime thote se ai perdor te dy mbiemnral Manoku dhe Prela.

Sipas policise, nga kqyrja dhe veprimet proceduriale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 8 gëzhoja të qitura nga një armë zjarri, e llojit pistoletë.

“U referuan materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit M.T., për veprën penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje” parashikuar nga neni 78/22/25 dhe 279 të Kodit Penal”-njofton policia.

Grupit hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *