Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria anulon implementimin e programit të Kembrixhit

Qeveria anulon implementimin e programit të Kembrixhit

Qeveria e Maqedonisë në seancën e djeshme ka miratuar vendim që të anulohet implementimi i programit të Kembrixhit për gjimnazet e viteve të para, të shkollave të mesme profesionale katërvjeçare dhe shkollave të mesme profesionale trevjeçare.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e obliguar që ta anulojë fillimin e implementimit të planeve mësimore dhe programeve në lëndët mësimore në matematikë, fizikë, kimi dhe biologji, për vitin e parë të gjimnazeve, shkollave të mesme profesionale katërvjeçare de për shkollat e mesme profesionale trevjeçare./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *