Home / Kryesoret / Qeveria e Bullgarisë e publikoi Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Maqedoninë

Qeveria e Bullgarisë e publikoi Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Maqedoninë

Pas Qeverisë së Maqedonisë edhe Qeveria e Bullgarisë e publikoi dhe e ka bërë publikisht të gjasshme Marrëveshjen për fqinjësi dhe bashkëpunim të mirë mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë.

Marrëveshja është publikuar në ueb faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

Qeveritë e të dy vendeve dje e kanë miratuar tekstin e harmonizuar të Marrëveshjes që duhet ta nënshkruajnë kryeministrat Zoran Zaev dhe Bojko Borisov me 1 gusht në Shkup.
Dokumenti do të nënshkruhet në gjuhën maqedonase sipas Kushtetutës së Maqedonisë dhe në atë bullgare sipas Kushtetutës së Bullgarisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *