Home / Lajme / Maqedoni / Qeveria e Maqedonisë fillon me emërimin e anëtarëve në Bordet drejtuese dhe të jashtëm

Qeveria e Maqedonisë fillon me emërimin e anëtarëve në Bordet drejtuese dhe të jashtëm

Qeveria në seancën e sotme do të fillojë me emërimin e anëtarëve të jashtëm dhe bordin drejtues, si bazë për emërimin e drejtorëve të rinj në kompanitë shtetërore dhe institucione,

Për shkak të numrit të madh, emërimi do të jetë edhe gjatë disa seancave në vijim.

Qeveria, në një seancë i ka shkarkuar të gjithë 1.500 anëtarët e jashtëm dhe bordit drejtues.

Qeveria atëherë kumtoi se shkarkimi i anëtarëve emërues nga qeveria paraprake është për të ndaluar dëmet e mëtejshme mbi Buxhetin, sepse ka informacione se bordi drejtues ka lejuar nënshkrimin e marrëveshjeve menaxheriale.

Në ndërkohë Gazeta zyrtare ka filluar t’i publikojë emrat e anëtarëve të shkarkuar të bordit të jashtëm dhe drejtues, por nga atje thonë se publikimi i emrave e cila do të shkojë me etapa, për shkak të materialit të madh, nuk e anashkalon shkarkimin. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *