Home / Kryesoret / Qeveria miratoi memorandumin për bashkëpunim me Bullgarinë në sferën e gazit natyror

Qeveria miratoi memorandumin për bashkëpunim me Bullgarinë në sferën e gazit natyror

Qeveria në seancën e djeshme shqyrtoi dhe miratoi Memorandumin për bashkëpunim në sferën e gazit natyror midis Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Energjetikës të Republikës së Bullgarisë.

Lidhur me këtë, Qeveria e ka autorizuar ministrin e Ekonomisë që ta nënshkruajë memorandumin për bashkëpunim midis dy vendeve.

“Siç u vlerësua, ky bashkëpunim do të mundësojë lidhje të re të drejtpërdrejtë midis dy sistemeve për gaz natyror të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Qeveria e re në Maqedoni ka filluar që të ketë qasje të ndryshme me Bullgarinë, ndërsa më 1 gusht pritet të nënshkruhet edhe marrëveshja për fqinjësi të mirë, që nga VMRO-DPMNE-ja cilësohet si shkelëse e interesave kombëtare dhe shtetërore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *