Home / Lajme / Maqedoni / Qveria miratoi propozimet shtesë për rebalancin e buxhetit për vitin 2017

Qveria miratoi propozimet shtesë për rebalancin e buxhetit për vitin 2017

Qeveria ka miratuar propozimet për ndryshime dhe plotësime në buxhetin për vitin 2017, pas përfundimit të debatit pçr amendamentet në komisionet parlamentare.

“Me këtë propozim për ndryshime dhe plotësim në buxheten, krijon një shtesë prej 25 milionë denarë për pika e caktuara dhe ripërdorimin e mjeteve financiare në përputhje me nevojat e përdoruesve të buxhetit”, informojnë nga  qeverinë.

Gjithashtu Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e djeshme ka  miratuar edhe statusin e projektit “Thjeshtësim i procedurave për njoftim dhe pagesë të tatimit personal të fitimit”, projekt i financuar nga IPA fondet, realizimi i të cilit do të kontribuojë për mënyrë të lehtësuar të komunikimit të Drejtorisë për të ardhura publike me tatimpaguesit dhe do të thjeshtësohet mënyra e përllogaritjes dhe pagesës së tatimit personal të fitimit.

Projekti, siç qëndron në kumtesën nga pres-shërbimi qeveritar, parashikon edhe ulje të procedurave administrative dhe shpenzimeve, ndërsa është theksuar se nga qasja e re e këtillë pritet pagesë e rritur e tatimit personal të fitimit për rreth 50 për qind.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *