Home / Lajme / Rajon / Ramush Haradinaj përulet para varrit të Ibrahim Rugovës (Foto)

Ramush Haradinaj përulet para varrit të Ibrahim Rugovës (Foto)

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj është përulur në orët e para të ditës së sotme para varrit të ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Haradinaj shkruan se vepra e Rugovës do të jetë frymëzim për ndërtimin e shtetit të Kosovës.

“Në nderim të Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, arkitektit të pavarësisë së Kosovës dhe prijësit të lëvizjes për liri e demokraci.

Vepra e tij, udhëheqja dhe vizioni i tij do të jenë frymëzim për ndërtimin e shtetit të Kosovës, të ardhmes së tij të sigurt në miqësi të përhershme me SHBA-të, dhe e barabartë me kombet e tjera në botë.
I përjetshëm kujtimi për Presidentin Rugova” shkruan Haradinaj në Facebook./Indeksonline/

Gruaja e miliarderit e “ngritë” flamurin shqiptar në Greqi! (Foto)
Emina Cunmulaj vazhdon të jetë në pushime duke bërë jetë luksoze. Pasi ishte për pak ditë në Ulqin, Emina tani ndodhet në Greqi me burrin e saj, miliarderin izraelit, Sam Nazarian. Ajo madje ka bërë foto me flamurin shqiptar ne plazhin e Nvagios në një jaht luksoz. “Jam shqiptare, bije e shqiptarit” shkruan Emina në foton e postuar./Indeksonline/

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *