Home / Lajme / Maqedoni / Rasti “Tenderët”, nuk ka paraburgim për ish-ministren e Kulturës

Rasti “Tenderët”, nuk ka paraburgim për ish-ministren e Kulturës

Gjykata e Apelit e Shkupit mori vendimin që ta refuzojë ankesën e  PSP-së dhe e dyshuara kryesore në lëndën “Tender”, ish-ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska Mileska të mos shkojë në paraburgim.

Nga Apeli thanë se janë konfirmuar masat e shkallës së parë të Gjykatës Penale, që do të thotë se e akuzuara duhet rregullisht të paraqitet në gjykatë dhe të mbetet pa dokument udhëtimi.

Kançeska-Milevska është akuzuar në rastin “Tenderët”. Sipas Speciales përmes tenderit të parregullt dhe të kurdisur, shteti është dëmtuar për gati një milion euro për kryerjen e punëve ndërtimore në Muzeun e VMRO-së. Përveç ish ministres, Specialja kërkoi paraburgim edhe për të akuzuarën e dytë, e cila paraprakisht me vendim të Penales mbeti pa pasaportë.

Gjykata e Apelit deri tani i ka refuzuar të gjitha ankesat lidhur me lëndët e PSP-së./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *