Home / Lajme / Maqedoni / Reagim për ndërtimin e Qendrës së re Klinike nga Ministri i Shëndetësisë, dr.Arben Taravari

Reagim për ndërtimin e Qendrës së re Klinike nga Ministri i Shëndetësisë, dr.Arben Taravari

Qeveria e mëparshme vazhdimisht promovon ndërtimin e Qendrës Klinike, por në të vërtetë nuk bëhet fjalë për Qendër Klinike, por vetëm një ndërtesë për klinika interne dhe kjo është vetëm një zgjidhje parciale.

Sipas planit dhe projektit të tyre, është parashikuar që të ndërtohet vetëm një ndërtesë në të cilën do të vendosen degët  interne, përderisa  në objektet e vjetra do të mbeten kirurgjia, onkologjia, gjinekologjia, kardiologjia dhe kardiohirurgia, infetkive, pediatria.

 

Maqedonisë i duhet një Qendër Klinike krejtësisht e re, duke pasur parasysh që vendi dhe vendpozita e tanishme nuk janë adekuate. Duam të ndërtojmë Qendër Klinike sipas standardeve botërore, ku do të ketë më shumë hyrje, parking, klinika të ndërlidhura mes tyre, siç rekomandojnë ekspertët dhe inxhinierët e  specializuar për këtë fushë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *