Home / Lajme / Rajon / Reagimet e para pas urdhrit të Ramës, sot dorëheqje në Fier e Gjirokastër

Reagimet e para pas urdhrit të Ramës, sot dorëheqje në Fier e Gjirokastër

Vijnë reagimet e para pas urdhrit të një dite më parë të Kryeministrit Edi Rama, i cili u la afat 24 orë drejtorëve të Hipotekave në mbarë vendin për të dhënë dorëheqjen. Kështu drejtori i Hipotekës së Gjirokastrës, Meleq Karabina, deklaron se do të japë sot dorëheqjen, por pa përcaktuar kohën se kur.

Edhe Mimoza Kola, kreu i komanduar i Hipotekës Fier mesditën e sotme do të ketë gati dorëheqjen e saj për t’ia dorëzuar Drejtorit të Përgjithshëm të ZRPP-së Artan Lame. Lajmi konfirmohet nga vet Kola e cila ka pohuar se për momentin nuk e ka kryer për shkak të dyndjeve të qytetarëve për problemet e tyre në dyert e institucionit që ajo drejton.

Kola pohoi se mesditën e sotme dorëheqja e saj si drejtore e ZRPP Fier do të jetë gati pasi ky është një urdhër i Kryeministrit.

Ndërkohë Drejtori i komanduar i Hipotekës së Shkodrës, Ilir Dibra që ka zëvendësuar drejtorin e Hipotekës së shkarkuar gjatë fushatës elektorale Edmond Ndou po zhvillon një mbledhje me stafin dhe sipas informacioneve paraprake mësohet se ky i fundit do të diskutojë mbi procedurën e firmosjes së dorëheqjes së tij. Dibra ka thënë se vetëm pas përfundimit të mbledhjes do të bëjë me dije vendimin përfundimtar të tij mbi largimin apo jo nga ky post.

Pasdites e së enjtes, kryeministri Edi Rama mblodhi në një takim drejtorët e Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, për tua thënë në sy që duhet të japin menjëherë dorëheqjen nga detyra. Një ndër arsyet e kësaj kërkese, sipas kreut të qeverisë, është mungesa e seriozitetit dhe e përgjegjshmërisë për t’iu përgjigjur ankesave të qytetarëve.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *