Home / Lajme / Botë / Riçard Brenson shet 31 për qind të aksioneve të veta në “Virxhin atlantik”

Riçard Brenson shet 31 për qind të aksioneve të veta në “Virxhin atlantik”

Miliarderi britanik, Riçard Brenson do të shesë 31 për qind të aksioneve të tij në kompaninë ajrore “Virxhin atlantik” të kompanisë francezo-holandeze “Er Frans KLM” për 220 milionë funta (rreth 246 milionë euro), kumtoi korporata e tij “Virxhin grup”.

Brenson deri më tani i kishte 51 për qind të aksioneve në “Virxhin atlantik”, ndërsa kompania amerikane “Delta erlajns” do t’i mbajë 49 për qind të aksioneve të veta.

Njëherësh, kompanitë ajrore “Delta erlajns” dhe “Çajna istern erlajns” do të blejnë nga dhjetë për qind të aksioneve të kompanisë “Er Franks – KLM”, që për 751 milionë euro do ta rrisë kapitalin e saj.

“Virxhin atlantik” dhe “Er Frans-KLM” kumtuan se këto hapa janë pjesë e partneritetit të tyre më të gjerë dhe se me këtë do t’i përforcojnë lidhjet strategjike, afariste dhe financiare.

Këto dy kompani ajrore në ditë kanë mbi 300 fluturime mbi Oqeanin Atlantik.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *