Home / Kryesoret / Rigjykohet serbi që mbyti një qytetar të Maqedonisë në Ohër, më 2016

Rigjykohet serbi që mbyti një qytetar të Maqedonisë në Ohër, më 2016

Gjykata themelore e Ohrit e ka shfuqizuar paraburgimin për Bojan Ugrenoviq (30), nga Kraljeva e Serbisë, i akuzuar për mbytjen e Dimitar Matillovski (27),

Rasti ka ndodhur në natën e vitit të ri në Ohër, më 2016. Procesi gjyqësor nuk ka përfunduar ende, kurse akuza për veprën penale ndaj Ugrenoviq parasheh burg prej më së paku pesë viteve.

Megjithatë, Gjykata ka caktuar masa kujdesi për të akuzuarin, pra të mos e lëshojë territorin e Maqedonisë, i është marrë dokumentacioni i udhëtimit dhe se duhet të paraqitet para organeve përgjegjëse.

Deri te ky zhvillim ka ardhur pasi që Gjykata e Apelit në Manastir, e ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës themelore të Ohrit, për dënim prej 16 viteve për shtetasin serb.

Në seancën e 25 korrikut, Ugrenoviq ndërroi deklaratën e tij të mëparshme, kur e pranoi fajësinë dhe shprehu keqardhjen e thellë. Tani ai është shprehur se është i pafajshëm. Procesi gjyqësorë do të vazhdojë në shtator.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *