Home / Showbiz / Rihanna takohet me presidentin francez Macron (Foto)

Rihanna takohet me presidentin francez Macron (Foto)

Ylli i muzikës Pop Rihanna është takuar me presidentin francez Emmanuel Macron dhe zonjën e parë të Francës në Pallatin Elize në Paris, ku ajo foli në lidhje me aktivitetet e saj humanitare në shëndetësi dhe arsim.

Këngëtarja nga Barbadosi që nga viti 2012 është pjesë e organizatës jofitimprurëse Clara Lionel Foundation, e cila promovon projekte për bursa në mbarë botën, njofton Reuters.

Presidenti Emmanuel Macron tha në Twitter se ai është “i përkushtuar” për të ndihmuar në adresimin e sfidës së 264 milion fëmijëve që janë jashtë shkollës.

View image on Twitter

 “Ne u përqendruam në temën e arsimit nga aspektet globale, dhe ne do të bëjmë një njoftim shumë të madh këtë shtator që vjen, “tha Rihanna gazetarëve jashtë pallatit Elysee në Paris pas takimit, sipas Reuters.

View image on Twitter

Rihanna ka qenë ditë më parë prezente edhe në premierën e filmit Valerian, e poashtu vazhdon ta shijojë suksesin e projektit “Wild Thoughts”./gazetametro.net

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *