Home / Lajme / Maqedoni / Rikthehet vapa afrikane

Rikthehet vapa afrikane

Në fundjavë rikthehet vapa afrikane. Temperaturat minimale do të sillen nga 14C deri në 16C, e maksimalet nga 31C deri në 33C, e në Dukagjin edhe deri në 35C.

Në ditët e fundjavës, fusha të larta barike që do të shtrihen mbi rajon do të sjellin përmirësim të motit, ndërsa nga Afrika veriore prej ditës së diel dhe gjatë javës së ardhshme do të rikthehet vapa afrikane.

Të shtunën dhe dielën do të mbajë mot më i ngrohtë dhe kryesisht me diell. Ditën e hënë do të mbajë mot i nxehtë me diell dhe vranësira, ku në orët e pasdites nuk përjashtohet mundësia që vranësirat, rreth viseve malore të shoqërohen me riga lokale shiu dhe bubullimë.

Në ditët e para të muajit gusht, parashihet të mbajë mot i nxehtë dhe kryesisht me diell.

Era do të fryejë mesatarisht nga verilindja 2-8m/s

Shtypja atmosferike do të shënojë rritje mbi vlera normale dhe do të mbetet stabile përgjatë kësaj periudhe pesë ditore.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *