Home / Kryesoret / Rushiti: Po, do kandidoj në zgjedhjet lokale për Kryetar të Komunës së Gostivarit

Rushiti: Po, do kandidoj në zgjedhjet lokale për Kryetar të Komunës së Gostivarit

– Ish Ministri i Arsimit, Sulejman Rushiti në një prononcim ekskluziv për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal ka konfirmuar kandidaturën e tij në zgjedhjet lokale për Kryetar të Komunës së Gostivarit.

Ai shprehet se nisma për garimin e tij në këtë komunë, ka filluar nga disa intelektual me bindje opozitare si dhe nga disa anltarë nga Aleanca për Shqiptarët.

 

Rushiti thotë se për të është nderë dhe privilegj kur dikush ka besim se mund të jetë faktorë i ndryshimeve.

Ai mes tjerash konsideron se Komuna e Gostivarit ka potencial të jashtëzakonshëm njerëzor, për atë kjo komunë ka nevoj për një frymë të re dhe doemos ti jepet mundësia këti potenciali që Gostivari të ngritet në çdo sferë, si atë ekonomike, sociale etj.

“Nisma që të garoj ka filluar nga disa intelektualë të pavarur por me bindje opozitare dhe nga disa anëtarë të Aleancës për Shqiptarët. Është nder dhe privilegj kur dikush ka besim se mund të jesh faktorin i ndryshimeve. Komuna e Gostivarit ka potencial të jashtëzakonshëm njerëzor. Gostivarasit këtë e dëshmojnë edhe nëpër botë. Gostivari ka nevojë për një frymë tjetër menaxhimi më kreativ që të krijohet sinergji dhe t’i jepet mundësia këtij potenciali të qytetarëve që ta ngrisin komunën në çdo sferë ekonomike, sociale, kulturore etj. Ende nuk është biseduar nëpër forume partiake, as nuk është votuar ndonje propozim. Unë do të isha i nderuar ta kem mundesine të jap kontributin tim pët këtë konunë. Sidoqoftë do të vazhdoj me mundëditë e mia të jap kontribut për shoqërinë, fundja të gjithë e kemi obligim”, ka deklaruar për Zhurnal, ish ministri i Arsimit, Sulejman Rushiti.

Ndryshe, Sulejman Rushiti me profesion është regjisor dhe ka diplomuar në fakultetin e arteve në Tiranë në vitin 1997. Nga viti 1998 – 2001 ishte i angazhuar si regjisor në RTVM, ndërsa në vitet 2001 dhe 2002 ishte drejtor i Teatrit Popullor në Shkup. Rushiti me plot sukses e ka kryer funksionin Ministër i Arsimit dhe Shkencës në periudhën 2006-2008, kur në pushtet ishte VMRO-DPMNE dhe PDSH.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *