Home / Lajme / Botë / Rusia e çimenton prezencën ushtarake në Siri

Rusia e çimenton prezencën ushtarake në Siri

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka nënshkruar sot një ligj duke e ratifikuar kështu një marrëveshje me qeverinë e Sirisë për ta lejuar Rusinë ta mbajë bazën e vet ajrore në Siri për gati gjysmë shekulli.

Marrëveshja origjinale, e nënshkruar në Damask në janar të këtij viti, shpalos kushtet në bazë të të cilave Rusia mund ta përdorë bazën e vet ajrore “Hmeymim” në provincën Latakia, të cilën e ka përdorur për të kryer sulme ajrore kundër forcave kundërshtare të presidentit Bashar Assad, transmeton Express.

Putini dje e miratoi marrëveshjen, pasi dy dhomat e parlamentit rus e mbështeten atë në fillim të këtij muaj, sipas qeverisë ruse.

Tash, forcat ruse do të vendosen në atë bazë për 49 vjet me opsion për ta zgjatur vendosjen e tyre edhe për periudha 25-vjeçare.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *