Home / Lajme / Maqedoni / Sa para morën partitë politike në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare

Sa para morën partitë politike në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare

Partitë, arkat e tyre i mbushin në dy baza. Sipas Kodit zgjedhor, partitë marrin nga 15 denarë në votë dhe në deputet të fituar në Kuvend. Sipas Ligjit për financimin e partive politike, atyre u barten mjete financiare në vlerë prej 0.06 % nga të ardhurat e përgjithshme zgjedhore të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë.

Shuma e përgjithshme që partitë do ta ndajnë këtë vit është rreth 1.75 milionë euro. Partia “E majta” dorëzoi kërkesë deri te Ministria e Drejtësisë që të publikohet shifra e saktë se sa para i janë bartur secilës parti veç e veç nga buxheti shtetëror.

Nënkryetari i KSHZ-së Rexhep Prekopuca thotë se mjetet financiare për partitë politike, gjegjësisht për shpenzimet e tyre në fushatën zgjedhore të vitit të kaluar, u janë bartur në xhirollogaritë e tyre.

Nëse merret parasysh fakti se një votë kushton 15 denarë, atëherë sipas numrit të votave, më së shumti para i janë bartur partisë opozitare VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, edhe atë rreth 7 milionë denarë. Shumë pothuajse identike mori edhe Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë. E treta në listë është Bashkimi Demokratik për Integrim.

1. VMRO-DPMNEdhe koalicioni – 6. 881.655 denarë, 2. LSDM dhe koalicioni – 6. 554.715 denarë, 3. BDI – 1. 277.595 denarë, 4. BESA – 868.020 denarë, 5. Aleanca për shqiptarët – 526.815 denarë, 6. PDSH – 455.655 denarë, 8. VMRO për Maqedoninë – 354.060 denarë, 9. E Majta – 68.340 denarë

Përndryshe, PPS hapi hetim nën emrin e koduar “Titanik” që ka të bëjë me dhjetëra vepra penale për zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar. Njëra prej tyre ka të bëjë me keqpërdorimin e fushatës zgjedhore.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *