Home / Lajme / Maqedoni / Seanca ndërpritet, VMRO-DPMNE-ja akuzon për keqpërdorim të Rregullores

Seanca ndërpritet, VMRO-DPMNE-ja akuzon për keqpërdorim të Rregullores

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do ta vazhdojë seancën në orën 15 pasi deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkuan pauza dhe informatë për atë se kush, siç pohojnë, në mënyrë të paautorizuar e ka nënshkruar Raportin nga debati i amandamenteve për ribalancin e Buxhetit për shkak se këtë nuk e ka bërë kryetarja Liljana Kzmanovska, siç është sipas rregullores, ndërsa akuzuan se shërbimet e Kuvendit kanë refuzuar t’i arkivojnë letër lidhur me Raportin.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në vazhdimin e shkurtër pas pauzës së fundit solli letër para deputetëve duke pohuar se ajo tanimë është arkivuar nga shërbimet. Paraprakisht Xhaferi shpjegoi se Kuzmanovska ka dërguar letër deri te ai në të cilën pohohet se dikush tjetër në vend të saj në mënyrë të paautorizuar e ka nënshkruar Raportin nga puna e Komisionit për ribalancin e Buxhetit dhe tha se ai e ka ridërguar letrën që të arkivohet me udhëzim që të përgatitet kopje nga Raporti dhe të dërgohet deri te kryetarja e Komisioni që edhe ajo në qoftë se dëshiron ta nënshkruajë.

 

Xhaferi dha edhe një pauzë pasi nuk i lejoi Kzmanovskës të flasë nga foltorja. Kuzmanovska kërkoi në mënyrë procedurale ta shpjegojë situatën në të cilën u gjend, por Xhaferi me këmbëngulje pohonte se ajo duhet të shkojë tek vendi i saj dhe të kërkojë leje për të folur, për shkak se nuk ka të drejtë për vërejtje procedurale.

Ndërprerje në punën e seancës plenare të Kuvendit filluan pasi në fillim të vazhdimit të seancës së pestë deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkuan informatë nga kryetari i Kuvendit i cili mbrëmë e ka nënshkruar Raportin nga debati i amandamenteve për ribalancin e Buxhetit të Komisionit për financim dhe buxhet, për shkak se këtë nuk e ka bërë kryetarja Kuzmanovska, siç është e caktuar me Rregullore.

Xhaferi e pranoi kërkesën për pauzë, por potencoi se ribalanci i Buxhetit nuk është në rend dite të kësaj seance dhe se deputetët e VMRO-DPMNE-së informatën e kërkuar do ta marrin kur do të debatohet për këtë pikë.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë filloi me shqyrtim të Raportit vjetor për punën e Agjencisë për administratë, ndërsa duhet të emërojë zëvendës të sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit, ndërsa pastaj ta vazhdojë edhe seancën e 6-të plenare në të cilën debatohet për shkarkimin e prokurorit publik Marko Zvërlevski, e cila u ndërpre para dhjetëra ditëve për shkak të fillimit të debatit të komisionit për ribalancin e Buxhetit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *