Home / Lajme / Maqedoni / Seanca për “Magjar Telekomin” shtyhet për më 5 shtator

Seanca për “Magjar Telekomin” shtyhet për më 5 shtator

Është shtyrë për më 5 shtator seanca gjyqësore kundër ish kundër-zbuluesit Slobodan Bogoevski, i cili akuzohet për shpifje nga kreu i BDI-së Ali Ahmeti dhe bashkëpunëtori i tij i afërt Musa Xhaferi.

Gjyqi ka problem të përcaktojë juridikcionin e lëndës për shkak se Bogoevski deklaratën për rastin “Magjar Telekom” e ka dhënë në një Gjykatë të Amerikës.

Ahmeti dhe Xhaferi nga Bogoevski kërkojnë 5.5 milionë denarë për fyerje dhe shpifje. Bogoevski për gjyqin në Nju Jork në cilësinë e dëshmitarit deklaroi se përmes biznesmenit grek Kondominas, dyshja Ahmeti Xhaferi dhe kryeministri i atëhershëm Vllado Buçkovski kanë marrë mitë prej 7.5 milion euro që ta mbajnë situatën e monopolit në tregun e shërbimeve telefonike./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *