Home / Lajme / Maqedoni / Sela rikandidohet për komunën e Strugës

Sela rikandidohet për komunën e Strugës

Kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela në intervistën e fundit në Struga TV pasi që la të kuptohet se me gjasë nuk do të bëhet pjesë e qeverisë së Maqedonisë, e ka lënë të hapur mundësinë që mund edhe të bëhet pjesë e garës për një mandat të dytë në krye të Komunës së Strugës.

Ai potencoi se disa projete të inicuara nga ai janë realizuar dhe disa të tjera po realizohen por ka hapësirë dhe mundësi që të jap kontribut edhe më tutje për zhvillimin dhe shndërrimin e Strugës në një vend më të zhvilluar.

Ndërkohë duke folur në këtë prizëm ai tha se edhe partitë e tjera shqiptare duke gjykuar nga rezultati duhet t’i japin mbështetje një kandidati në këtë rast atë të Aleancës për Shqiptarët.Ai gjithashtu tha se partia e tij nuk do nxierri kandidatë në Kërçovë.
Sela gjithashtu tre muaj më parë ka deklaruar në Kuvendin e Maqedonisë se përsëri do të kandidojë për kryetar të komunës së Strugës, duke replikuar me deputetin e VMRO-DPMNE, Ilija Dimovski.

“Unë do të kandidoj përsëri për Strugën sepse mendoj se duhet të dal dhe të jap llogari. Ju mund ta mbështesni ish-kryetarin e Strugës. Unë ju kam fituar një herë dhe do t’ju fitoj përsëri. Sela do të rikandidojë për Strugën”, ka thënë Sela. Por deri tani nga LR-PDSH nuk ka komente se cili do të jetë vendimi i liderit të tyre.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *