Home / Kryesoret / Shekerinska: Rusia nuk mund të vendos për NATO dhe BE, atë e bëjnë qytetarët e Maqedonisë

Shekerinska: Rusia nuk mund të vendos për NATO dhe BE, atë e bëjnë qytetarët e Maqedonisë

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në një intervistë për “Zërin e Amerikës​” është pyetur se a është e shqetësuar Qeveria e re për ndikimin rus në Maqedoni, ajo u përgjigj se prioriteti i saj është që të arrihen dhe të ndërtohen marrëdhënie me vendet tjera.

“Megjithatë, porosia jonë për ata, duke e përfshirë edhe Federatën e Rusisë është se edhe pse jemi të interesuar të kemi marrëdhënie të afërta bilaterale, vendimet strategjike deri në fund do të vijnë nga institucionet dhe qytetarët e Maqedonisë”, tha ajo.

“Kyçja drejt NATO-s dhe BE-së është qëllimi ynë bazë në konsensusin më të gjerë në vend dhe këto çështje janë zgjidhur, ndërsa do të vendosin vetëm qytetarët e vendit”.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *