Home / Lajme / Rajon / Shëngjin – Rrëshqitje tek Rana e Hedhun, argëtim dhe adrenalinë për turistët

Shëngjin – Rrëshqitje tek Rana e Hedhun, argëtim dhe adrenalinë për turistët

Rrëshqitje tek Rana e Hedhun është aktiviteti që ofruan specialistët e sportit në bashkinë e Lezhës për turistët në Shëngjin, duke shfrytëzuar potencialin e zonës për aktivitete plot adrenalinë. Qëllimi është promovimi i turizmit, duke iu ofruar pushuesve jo vetëm rërën dhe detin, por edhe argëtim përmes sportit mjaft i kërkuar sidomos nga të rinjtë.

Turistët kanë mundur të kenë disa ditë ndryshe argëtimi në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, plazh që është mjaft i kërkuar nga pushuesit.

Specialistët e sportit në bashkinë e Lezhës organizuan aktivitete sportive që i emërtuan rreshqitje tek Rana e Hedhun.

Gjithçka u organizua për të promovuar turizmin e zonës për të gjithë të aposionuarit pas sportit që provuan të rreshqasin në një distance prej 40 metrash, duke përfundur më pas në det.

Specialisti i Sportit në Bashkinë Lezhë, Klajti Reçi, i cili realizoi këtë ide thotë se synimi është për tu dhënë turisteve e pushuesve diçka ndryshe në Shëngjin.

Kjo risi zgjoi interesin e shumë pushuesve në zonën turistike të Shëngjinit, ndërsa aktiviteti zgjati për dy ditë me radhë.

/Oranews.tv/

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *