Home / Kryesoret / Sheqerinska: Me ribalancin do të zgjidhet pagesa e rrogave dhe kompensimeve për pjesëtarët e ARM-së

Sheqerinska: Me ribalancin do të zgjidhet pagesa e rrogave dhe kompensimeve për pjesëtarët e ARM-së

Para ribalancit të Buxhetit jemi përballur me situatë kritike, nuk kishte mjaftueshëm para për pagesë të rrogave dhe kompensimeve themelore për të cilat pjesëtarët e ARM-së kanë të drejtë konform Ligjit. Ky ribalanc, edhe pse sot duhet ta marrim versionin e fundit, mund të garantojë se këtë problem do ta zgjidhë. Megjithatë, ky është intervent dhe ka të bëjë me të drejtat themelore, të drejtat e rrogës dhe kompensimeve konform Ligjit. Këtë sot e theksoi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas dërgimit të kontingjentit të ARM-së në kuadër të stërvitjes “Saber Guardian 2017”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi ynë kryesor, theksoi, është që si pjesë e këtyre kritikave të justifikuara t’i zgjidhim me buxhetin e vitit 2018, sepse është i madh sistemi dhe nuk mundet të zgjidhet me ribalanc.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve ministrja tha se ekzistojnë kritika serioze rreth mënyrës në të cilën ka filluar dhe zbatohet procesi i zgjedhjes së kadetëve në Akademinë ushtarake. Kjo zgjedhje, theksoi, në mënyrë jo të zakontë ka filluar në maj dhe në këtë mënyrë janë diskriminuar numër i caktuar i nxënësve të shkollave të mesme, të cilët kanë pritur që fillimisht ta përfundojnë arsimin, e pastaj të konkurrojnë. Theksoi se madje edhe nga ana e atyre që kanë konkurruar ekzistojnë vërejtje për shkak të jotransparencës dhe maturisë në vendimarrje, njofton AIM.

“Kërkova nga Komisioni i angazhuar për zgjedhje të marrë pjesë në gjithë procesin, kërkova që një pjesë e atyre testimeve të përsëriten dhe të mos përsëriten prapa dyerve të mbyllura, por në mënyrë transparente”, tha Sheqerinska.

Sipas saj, qëllimi është që procesi i regjistrimit të jetë më transparent. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *