Home / Lajme / Maqedoni / Shilegov: Anulimi i kundërligjshëm i procedurave, mundësoi ikjen e të akuzuarve

Shilegov: Anulimi i kundërligjshëm i procedurave, mundësoi ikjen e të akuzuarve

Nënkryetari i LSDM-së, Petre Shilegov, në një konferencë për shtyp tha se mos azhurimi dhe anulimi skandaloz i paraburgimeve deri te hyrja e vendimit në fuqi për paraburgim dhe ngjarjet tjera në punën e gjyqësisë sidomos me lëndët e Prokurorisë Speciale Publike u mundësoi Goran Grujovskit dhe Nikolla Boshkovskit, të akuzuar për vepra të rënda penale, që të ikin nga ballafaqimi me drejtësinë.

Shilegov shtoi se në vend që të luftohet krimi, organet gjyqësore para se gjithash Gjykata e Apelit në Shkup dhe Gjykata e lartë, u vendosën në mbrojtje të krimit dhe kriminelëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ikja e paramenduar e Grujovskit dhe Boshkovskit është dëshmi nga frika e tyre e ballafaqimit me drejtësinë dhe i vërteton dyshimet tona për përzierjen e tyre në lëndë për pazare të ndryshme. Me mos pasjen qasje tek të akuzuarit vërtetohet se masa e paraburgimit është e justifikueshme dhe e drejtë. Por, njëkohësisht, nga kjo situatë u lejohet hapsirë të akuzuarve tjerë nga rastet që i udhëheqë PSP-ja që në vend të paraburgimit janë sjellur masa ndalese, në çdo moment të mund të ikin dhe të bëhen të pakapshëm për organet e drejtësisë” tha Shilegov.

Ai shtoi se, puna e turpshme dhe kriminale e Gjykatës së Apelit në Shkup dhe Gjykatës së lartë, vetëm se i vërtetoi akuzat e LSDM-së se një pjesë e gjyqësisë punon nën direktivat e partisë dhe është në funksion të mbrojtjes së kriminelëve.

Ai në fund tha se qeveria e LSDM-së do të punojë si në të kaluarën ashtu edhe në të ardhmen, në profesionalizimin e institucioneve, por edhe në ngritjen e procedurave për përgjegjësi ndaj gjykatësve dhe organeve tjera gjyqësore./Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *