Home / Lajme / Maqedoni / Shkatërrohen letërnjoftimet që u përdorën për manipulime zgjedhore

Shkatërrohen letërnjoftimet që u përdorën për manipulime zgjedhore

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) i ka shkatërruar letërnjoftimet për të cilat është konfirmuar se personave të caktuar u janë dhënë në mënyrë joligjore me qëllim që të përdoren për votime në zgjedhjet e kaluara, njoftoi sot ministri i Brendshëm Oliver Spasovski.

Ai shtoi se janë detektuar edhe shumë mangësi në mënyrën e nxjerrjes së dokumenteve, si gjatë shkrimit të të dhënave të vendbanimit.

Ministri shpjegoi se për pastrimin e plotë të listës zgjedhore do të duhet të kërkohet zgjidhje sistematike të lidhjes së institucioneve me qëllim të eliminimit të faktorit njerëzor në menaxhimin e këtyre dokumenteve. Kryetari i KSHZ-së përsëriti se punon për zgjidhjen e tillë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *