Home / Kryesoret / SHKËNDIJA KUALIFIKOHET NË RAUNDIN E TRETË (VIDEO)

SHKËNDIJA KUALIFIKOHET NË RAUNDIN E TRETË (VIDEO)

Ekipi i Shkëndijës ashtu edhs siç pritej është kualifikuar për në raundin e tretë të eliminatoreve të Liga Evropës, pasi eliminuan Helsinkin e Finlandës me rezultat të përgjithshëm 4:2. Fitores 3:1 në ndeshjen e parë në Strumicë, Shkëndija i shtoi barazim  1:1  mbrëmë në Finlandë. Radenski shënoi autogol në minutën e 28 për ti dhënë epërsi ekipit vendas. Shanset e humbura ishin vetëm paralajmërim i asaj që do të pasonte në minutën e 70-të kur Hasani pasi depërton në zonë kthen topin për Çelikoviçin, ndërsa e majta e fortë e kroatit ndalet në rrjetën vendase për barazim 1:1.
 
 Këtu në masë të madhe mori fund historia e skuadrës që do të kalonte në raundin e tretë, pasi vendasit për kualifikim kishin nevojë për 4 gola. Pas kualifikimit në raundin e tretë të UEFA Europa League, shefi i stafit teknik Qatip Osmani është shfaqur i kënaqur në konferencën për shtyp para mediave finlandeze dhe Televizionit Koha që ishte prezente. Osmani ka uruar futbollistët për këtë rezultat.
 Në ndërkohë mënjëherë pas kualifikimit ka filluar edhe festa ndërsa disa fjalë rreth këtij suskesi ka thënë edhe pronari i kompanisë Ecolog z. Lazim Destani, kompani sponsor general e skuadrës tetovare dhe meritorë për suksesin.
Ndërkaq, edhe në stadiumin e Helsinkut nuk munguan tifozët e Shkëndijës. Dhjetëra shqiptarë me punë të përkohëshme në këtë shtet ishin të pranishëm në tribunat e stadiumit duke bërë tifo për ekipin shqiptar.
 Përndyrshe, Kompania Ecolog dhe presidenti i saj Lazim Destani, me një avion privat enkas të angazhuar i shoqëruar nga miqtë më të ngushtë, ishin të pranishëm në vip tribunën e stadiumit të pritur miqësisht nga nikoqirët finlandez. Pas kualifikimit ka mbizotëruar gëzim i madh në mesin e  tyre. Ky delegacion u prit edhe nga disa afarist shqiptar në Finlandë të cilët i gostitën mysafirët e tyre në restorantet e tyre.
 Shkëndija guximshëm hapëron në Ligën Europa, me entuziazëm dhe shpresë të madhe se do ta kalojë edhe raundin e  tretë, për të pritur lojën e katërt që është edhe kualifikim i drejtpërdrejt në grupe që do të paraqes suksesin më të madh jo vetëm të një ekipi nga Maqedonia por edhe nga të gjitha trojet shqiptare. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Policia me apel ndaj lokaleve të natës – (VIDEO)

Muajt e verës janë karakteristike kur në  shumë lokale hotelerike frekuentohen gjatë orëve të natës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *