Home / Kryesoret / Shkëndija paralajmëron lojë të mirë kundër ekipit lituanez Trakai

Shkëndija paralajmëron lojë të mirë kundër ekipit lituanez Trakai

Shkëndija sot e zhvillon ndeshjen e parë të xhiros së tretë të kualifikimeve të Liga Evropa si mysafirë në Lituani kundër ekipit Trakai.

Ekipi tetovar me sukses i kaloi rivalët paraprak në këtë garë dhe dëshirojnë para së gjithash ta përsërisin lojën e mirë dhe njëherësh ta përsërisin rezultatin e sezonit të vitit të kaluar kur luajtën në xhiron e fundit të kualifikimeve (të katërt) prej kësaj gare.

Në radhët e Shkëndisë janë të gatshëm për sfidën e re.

“Rezultati i deritanishëm na jep shpresë që ta kalojmë edhe këtë fazë të Liga Evropës. Trakai është ekip i mirë dhe cilësor. Pres që të tregojmë lojë të mirë dhe të shënojmë gol. Nuk do të jemi të pakënaqur edhe nëse remizojmë. Megjithatë revanshin, do ta zhvillojmë në Maqedoni”, deklaroi trajneri i Shkëndisë, Qatip Osmani.

Futbollistët e Shkëndisë trajnuan në terrenin ku sot pasdite do ta zhvillojnë ndeshjen, e cila fillon në orën 18:30.

Gjithashtu lexo

Mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira mesatare

 Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë e me vranësira të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *