Home / Kryesoret / Shkupi do ta shënojë 54 vjetorin nga tërmeti katastrofik

Shkupi do ta shënojë 54 vjetorin nga tërmeti katastrofik

Delegacione zyrtare dhe përfaqësues të institucioneve, sot do të vendosin kurora lulesh në Varrezat e qytetit në Butel, para përmendores së viktimave nga tërmeti katastrofik.

Ndërsa kryebashkiaku i Shkupit, Koce Trajanovski, sonte në Muzeun e Qytetit të Shkupit, me fillim në orën 20:00, do ta hapë ekspozitën ‘Shkupi-arkiTRANSforma’: ‘Arhibelezi të arkikektëve Jasmina dhe Ekaterina Namiçevi dhe ‘Concrete memories’, fotografi të Matias Shuman, Drezden, Gjermani, njofton AIM.

Poashtu, sonte në Shkup do të ketë organizim të aktiviteteve kulturore.

Tërmeti katastrofal ndodhi më 26 korrik 1963 në orën 05:17, ndërkaq goditje më të vogla pati deri në orën 05:43. Tërmeti i Shkupit u ndje në hapësirë prej rreth 50 mijë kilometra katror. Nga goditja u rrënuan 15.800 banesa, ndrkaq u dëmtuan 28 mijë banesa. Mbi 200 mijë njerëz mbetën pa kulm mbi kokë.

Përndryshe në periudhën e fundit, në rajonin ë Ohrit kanë ndodhur me qindra tërmete, edhe atë më i forti prej 5 gradë Rihter.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *