Home / Kryesoret / Shpallje e Marsel Bozones për “Aktor të Evropës”

Shpallje e Marsel Bozones për “Aktor të Evropës”

Legjenda e teatrit francez dhe evropian Marsel Bozone sonte në orën 21 në amfiteatrin në Resnjë do të shpallet “Aktor i Evropës” në hapjen e edicionit të 15-të të festivalit me po të njëjtin emër. Do të shfaqet film dokumentar për laureatin Bozone në prezencën e ambasadorit të Francës Kristian Timonie dhe kryetarit të Asociacionit botëror të kritikëve teatral Zhorzh Bani.

Do të ndahen edhe tre karta “Ballkani – zemra e Evropës” personaliteteve të cilët kanë pasur kontribut të madh në themelimin dhe zhvillimin e festivalit. Nga Maqedonia mirënjohjen do ta marrë ish-ministri i Kulturës dhe seleksionues shumëvjeçar i festivalit Bllagoja Stefanovski, ndërsa krahas tij edhe publicisti nga Kosova Qani Mehmedi dhe aktorja nga Greqia Krisa Joanidu.

Me rastin e 15-vjetorit të festivalit, rektori i Universitetit për arte audiovizuale Jordan Plevnesh dhe rektori i Universitetit kombëtar për film dhe teatër nga Bukureshti Nikolla Mandea do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim.

Siç është paralajmëruar, fjalë përshëndetëse për mysafirët dhe pjesëmarrësit do të ketë kryetari i komunës së Resnjës Gjoko Strezovski, i cili do t’i ndajë çmimet “Çelësat e Prespës 2017” për Fransoas Fitilis-Labrus, regjisore franceze me prejardhje greke, dhe për poetin dhe akademikun Risto Vasilevski.

Pjesa garuese do të hapet me shfaqjen “Idiot” sipas eprës së Dostoevskit, në performim të teatrit akademik nga Bukureshti, ndërsa gjatë ditëve të ardhshme të festivalit do të marron pjesë edhe teatro nga Kosova, Bullgaria, Serbia, Franca, Greqia, Kroacia. Juria me të cilën kryeson Meto Jovanovski, në natën finale do t’i shpallë fituesit.

Midis fituesve të mirënjohjes “Aktor i Evropës” në edicionet e mëparshme të festivalit ishin Luba Tadiq, Brus Mejers, Rade Sherbexhija, Ana Peterson, Mulena Zupançiç, Jon Kamaitru, Zijah Sokolloviq, Kostas Gakides, Irina Evdokomova, Dimitri Orgotska

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *