Home / Kryesoret / Shpërthen tek UNITETI, Ostreni përballë Qufës, kush ma i forti?!

Shpërthen tek UNITETI, Ostreni përballë Qufës, kush ma i forti?!

Në radhët e UNITETIT si parti e re e sapoformuar para zgjedhjeve të fundit parlamentare kanë nisur çarjet e para publike. Kjo ka ndodhur me qëndrimet ndryshe brenda këtij subjekti sa i përket shkrirjes ose jo tek Aleanca për Shqiptarët, si një parti e vetme e formuar nga LR-PDSH, UNITETI dhe RDK, informon INA.

 

Nënkryetari i UNITETI-t, Zulfi Adili i njohur si komandant Qufa është pro vendimit për shkrirje në një parti të vetme, duke qenë se bëhet fjalë për parti të reja.

“E përshëndes vendimin e Kuvendit të LR-PDSH ,dhe vendimin e zotit Sela dhe jua rikujtoj aktorëve politik që ti mbajmë premtimet të cilat i kemi dhënë,kur e krijuam Aleancën për Shqiptarët,që ti dalim zot fjalës që e kemi dhënë para votuesve shqiptarë”, theksoi Adili.

Por pas deklaratës së tij në Alsat- M, ka reaguar kryetari i kësaj partie, Gëzim Ostreni duke u shprehur kundër shkrirjes.

“Partia UNITETI edhe pse është parti relativisht e re, është e ndërtuar në bazë të parimeve dhë qëndrimet e saj janë konzistente. Ajo punon në bazë të Statutit dhe vendimet e saj sillen në bazë të këtij akti, në bazë të të cilit, sipas Nenit 55 Alinea 1: “Partinë e përfaqëson dhe prezanton kryetari i partisë”. Çdo opinion, qendrim apo veprim jashtë organeve të partisë dhe jashtë Statutit partiak, mund të jetë vetëm qëndrim individual dhe asgjë më tepër.”, ka theksuar Ostreni duke theksuar se qëndrimet e shprehura nga Adili janë vetëm individuale.

Ai ka kërkuar që mediat ta kontaktojnë ate lidhur me politikat partiake. Ndërkohë, siç mëson INA, në këtë parti po vlojnë pakënaqësi dhe ndarje, që do të eskalojnë këtyre ditëve. Adili është një nga figurat kyçe të kësaj partie, që mund tia prish gjitha llogaritë Ostrenit.

 

Gjithçka ndodhi pas paralajmërimit të Ziadin Selës se fillon procesi i shkrirjes dhe unikimit të këtyre tre partive në një parti dhe pas kundërshtimit të këtij projekti nga kryetari i RDK, Vesel Memedi. (INA)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *