Home / Lajme / Rajon / Shpërthimi në Velipojë/ Flet djali i pronarit që vdiq në spital: Babin e gjeta të shtrirë në bodrum

Shpërthimi në Velipojë/ Flet djali i pronarit që vdiq në spital: Babin e gjeta të shtrirë në bodrum

Hektor Zenuni personi i cili mbeti i plagosur nga shpërthimi i fuqishëm në lokalin e tij në Velipojë ndodhet i shtruar në Repartin e Djegie Plastikës në QSUT-së në Tiranë.

Ndërsa i ati i tij Besnik Zenuni ndërroi jetë sot pas nuk mundi që t’i mbijetonte plagëve të marra.

Mësohet se Hektor Zenuni ka pësuar djegie në 70% të trupit. Ai mësohet se u ka treguar hetuesve se ku ka qenë momentin e shpërthimit dhe veprimet që kishte kryer. Sipas të riut, kur ndodhi ngjarja kishin pak kohë që e kishin hapur lokalin. Babai i tij kishte zbritur në bodrum për të rregulluar çisternën me gaz, pasi ishte e prishur.

Por, në një moment Hektori tregon se ka dëgjuar një shpërthim. Menjëherë është futur në bodrum dhe ka gjetur të atin të shtrirë në tokë. “Isha në banak kohën kur dëgjova shpërthimin. Zbrita menjëherë të shikoja se çfarë ndodhi, por pashë të shtrirë babanë. E mora menjëherë në krahë për ta nxjerrë jashtë, por pas disa sekondash ndodhi një shpërthim tjetër. Më shtyu fort përpara dhe që nga ky moment nuk mbaj mend se çfarë ndodhi. Jam zgjuar në spital”, është shprehur 33-vjeçari. Të dy atë e bir u plagosën rëndë nga shpërthimi, që lëndoi edhe disa persona të tjerë dhe vuri në rrezik jetën e shumë pushuesve.

Sipas verifikimeve të para të policisë dhe prokurorisë, çisterna e gazit me 1 mijë litra ishte vendosur poshtë lokalit, në një bodrum jashtë kushteve teknike dhe pa lejet përkatëse. Grupi hetimor bën të ditur se rrjedhja e gazit ka ardhur nga çisterna, e cila ka provokuar më pas shpërthimin dhe përhapjen e flakëve, ndërsa bombolat në lokal nuk kanë shpërthyer. E para që u erdhi në ndihmë të plagosurve ishte një pushuese, e cila u përpoq të hiqte nga rrezja e shpërthimit një nga të lënduarit kur të gjithë të tjerët ikën të trembur.

E dëmtuar nga ngjarja ishte edhe infermierja e qendrës shëndetësore të Velipojës. Vjollca Voci ishte e para që mbërriti në vendin e ngjarjes për të ndihmuar të plagosurit. “Në momentin që kam hipur në ambulancë kam telefonuar zjarrfikësit. Kur kemi mbërritur aty kemi gjetur njerëz duke bërtitur e të trembur. Asnjë nuk i ishte afruar djalit të plagosur. Iu afrova dhe i thash “rri i qetë se je mirë”, ka treguar Voci për mediat. Vetë ajo ishte e lënduara e katërt, e cila u dërgua ne spital, por fatmirësisht pa dëme serioze. “Kur hyra në pallat, tymi më asfiksoi dhe nuk mbaj mend gjë. Dola jashtë dhe kur arrita në spital kuptova që isha në duart e mjekëve, shkruan Shekulli.

Si ky rast nuk ka ndodhur ndonjëherë. Druheshim për më shumë njerëz të lënduar, por falë Zotit mbaroi me aq”, thotë infermierja. Ndërkohë, ngjarja e rëndë ndodhi orët e paradites së premte. Vala e shpërthimit ka goditur më së shumti pronarin e resorit, 55-vjeçarin, Besnik Zenuni, i cili ndodhet në gjendje të rëndë. Ditën e ngjarjes, dëshmitarët tregonin se flaka doli nga kuzhina e lokalit, ndërsa fatmirësisht aty ndodheshin shumë pak persona. Tre klientë sapo po largoheshin dhe fatmirësisht shpëtuan, ndërsa vala e flakës goditi 19–vjeçaren nga Kosova që ndodhej pranë. Flaka mësohet se ishte shumë e madhe, sa u ngjit shumë lart, duke përfshirë të gjitha ballkonet dhe dritaret e resorit 5 katesh. Një pjesë e madhe e turistëve nga Kosova si pasojë e kësaj ngjarjeje thanë se humbën dokumentet e tyre personale.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *