Home / Lajme / Maqedoni / Sindikalistët në takim me Sheqerinsken, kërkohen kushte më të mira për ushtrinë

Sindikalistët në takim me Sheqerinsken, kërkohen kushte më të mira për ushtrinë

Problemet me të cilat përballen, standardi më i mirë jetësor i të punsëuarve, përmirësimi i kushteve për punë, renovimi i objekteve dhe motivimi i ushtarëve profesionistë. Këto kërkesa sot i ekspozuan njerëzit e parë të Sindikatave në takimin me minsitren e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.

Siç kumtoi Minsitria e Mbrojtjes, në takim morën pjesë kryetari i Sindikatës për mbrojtje dhe siguri, Risto Ajtov, kryetari i Sindikatës së sektorit mbrojtës dhe të sigurisë, Oliver Stojanovski, kryetari i Sindikatës së pavarur për mbrojtjes, Vanço Isajov dhe kryetari i Sindikatës së pavarur të ushtarëve profesionsitë, Adnan Alitov.

“Qëllimi i tkaimit është të gjejmë zgjidhje për problemet të cilat janë të shumta dhe të vendosim prioritete. Për një pjesë të problemeve tashmë punojmë në zgjidhje, në pjesën e pajisjes për ushtarët dhe pagesën e disa të drejtave ligjore. jemi të hapur për bashkëpunim, politika për përmirësim të gjendjeve i cili mendohet nga kryesia, të arrijë deri tek secili ushtar”, theksoi Sheqerinska.

Disa nga përfaqësuesit e Sindikatave, siç ceket në kumtesë, janë ankuar për politizim gjatë zgjedhjes së ushtarëve profesionsitë, gjatë pranimit të kadetëve në Akademinë ushtarake dhe të politizimit të përgjithshëm në punën e MM-së dhe në Armatë në periudhën e kaluar. Ministrja Sheqerisnka theksoi se do të insistojë për punë profesionale./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *