Home / Lajme / Rajon / “S’ka shpëtim”. Babai nga Elbasani tregon si e shpëtoi të bijën nga vdekja me mjekime popullore

“S’ka shpëtim”. Babai nga Elbasani tregon si e shpëtoi të bijën nga vdekja me mjekime popullore

Mjekët në dy shtete u dorëzuan dhe i kthyen vajzën në shtëpi, por banori nga Funai i Elbasanit ka bërë mrekullinë.

“Vajza u identifikua me Leucemi. Mjekët në Shqipëri më thënë se nuk bëhet. Atëherë e nisa për në Greqi. E mjekuan, por edhe atje u dorëzuan. Më kishin hequr cdo shpresë, ai nisi betejen e tij thanë merre coje në shtëpi. Merret me mend se sa u dëshpëruam. E mora dhe e solla në shtëpi. Por nuk hoqa dorë”, transmeton infoelbasani.al.

Veli Dika tregon se pikërisht atëherë kur mjekët i hoqën shpresat nisi beteja e tij. “thashë do ti hyj vetë kësaj pune. Nisa terapinë sipas mënyrës sime. Kombinova mjekimin me ilace që më kishin dhënë mjekët me kurën popullore të produkteve të bletës dhe me besimin në Zot. Mu desh të vajzës sa vinte e përmirësohej. Vazhdova kështu për disa muaj. Derisa sëmundja e kobshme u largua nga trupi i vajzës sime.”

Më pas ai nuk e ka dërguar vajzën në asnjë mjek. “Nuk e dërgova më as për analiza. Ajo u bë shumë mirë. U be e shëndetshme dhe vazhdoi jetën normalisht”.

Banori vazhdon më tej tregimin e tij. “më pas e martova dhe ajo ka fëmijë. Punon me bashkëshortin e saj në Itali”.

Të gjithë këtë mrekulli Veli Dika ia dedikon bletëve. “Gjithë këtë mrekulli ia dedikoj mizës së bekuar. Nuk ka si bleta. Që të komunikosh me ato duhet të jesh edhe i pastër në shpirt. Dhe ato na e shpërblyen. Bleta është fiksimi i jetës sime”.

Ai kujdeset cdo ditë për kosheret e mbetura. Kanë krijuar një miqësi të patreguar dhe po i shton sërish nga dita në ditë.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *