Home / Lajme / Rajon / Skafi pëson defekt në motor, gjashtë pushues rrezikojnë jetën në Sarandë

Skafi pëson defekt në motor, gjashtë pushues rrezikojnë jetën në Sarandë

Një incident në det për pak sa nuk është shndërruar në tragjedi në qytetin e Sarandës. Gjashtë pushues kanë rrezikuar jetën teksa po lundronin në det. Skafi në të cilin ata ndodheshin ka pësuar një defekt në motor, në momentin që ata ndodheshin tek “Kepi i Mërtesës” në Ksamil.

Sapo kanë sinjalizuar policinë kufitare për rrezikun që po u kanosej, këta të fundet kanë dërguar dy patrulla në ndihmë të pushuesve. Nga hetimet paraprake rezulton se motoskafi në pronësi të shtetasit me inicialet B.S, kishte pësuar defekt në motor. Mësohet se të gjashtë personat që ndodheshin në skaf, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *