Home / Showbiz / Spekulohet se Bieber mund ta lë muzikën për shkak të fesë

Spekulohet se Bieber mund ta lë muzikën për shkak të fesë

Justin Bieber i anuloi pa ndonjë shpjegim 14 koncerte nga turneu botëror “Purpose” dhe menjëherë nisën spekulime nga më të ndryshmet, ku thuhej se ai do ta lë muzikën dhe do t’i përkushtohet krishterimit.

Ky lajm bëri që shumë fansa të kanadezit të besonin se ai ka hequr dorë nga muzika, pasi ai kishte mbajtur një sërë performancash joentuziaste para se t’i anulonte koncertet.

Mirëpo, TMZ raporton se këngëtari do të kthehet në studio në të ardhmen dhe se feja nuk do ta pengojë që të vazhdojë të merret me muzikë.

Fansat e kanë drejtuar gishtin kah pastori i Bieber
23-vjeçari është shoqëruar vazhdimisht me pastorin Carl Lentz nga Kisha Hillsong, të cilin fansat e konsiderojnë përgjegjës për veprimet e fundit të Bieber, i cili madje ka kërkuar të hapë një kishë të veten.

Kisha Hillsong ka dalë me komunikatë për t’i përgënjeshtruar njoftimet se ata kanë ndikuar në vendimin e Justin për anulimin e koncerteve.

Nga ana tjetër, në njoftimin e organizatorëve të turneut për anulimin e koncerteve u tha: “Justin i do shumë fansat dhe urren që t’i zhgënjejë ata. Megjithatë pas një analize të kujdesshme, ai ka vendosur të mos performojë në koncertet e ardhshme. Ai i falënderon fansat e tij për eksperiencën e mrekullueshme që ka përjetuar në këtë turne për 18 muaj rresht”. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *