Home / Kryesoret / Struga dhe Ohri me mungesë të stafit hotelierik, “importojnë” kamarierë nga Shqipëria

Struga dhe Ohri me mungesë të stafit hotelierik, “importojnë” kamarierë nga Shqipëria

Persona nga Shqipëria punojnë në Strugë si kamerierë, banakiere apo kuzhinierë nëpër objekte hotelierike. Mungesa e stafit adekuat hotelierik përmbushet dhe me njerëz nga qytete të tjera të Maqedonisë të cilët vijnë gjatë sezonit turistik veror. Për këtë fenomen hotelierët flasin rrallë.

Një pjesë e hotelierëve thonë se njëra nga arsyet për këtë situatë janë pagat e ulëta, si dhe largimi i shumë të rinjve për të punuar në Gjermani dhe vende të tjera të Evropës Perëndimore.

“Nga ajo që ka mbetur këtu tek ne është e vështirë që të gjendet staf profesional. Për të marrë një staf cilësor e kemi pasur paksa të vështirë. Ndër të tjerat, edhe pagat e ulëta janë një nga faktorët që ndikojnë në mungesën e stafit cilësor. Mund të supozoj se ka fluks të madh të punës nga jashtë, veçanërisht nga Shqipëria”.

Situata është e ngjashme edhe në Ohër. Hotelierët druajnë se do të vijë koha që vetë pronarët do të duhet t’u shërbejnë mysafirëve.

“E ndjejmë mungesën dhe bëjmë disa përpjekje për të importuar stafe cilësore dhe ta zgjojmë vetëdijen tek faktorët tanë që sa të jetë e mundur më shumë të kemi staf më të kualifikuar. Numri i objekteve në Ohër është i theksuar, sidomos kur është sezoni vërehet qartë mungesa e tillë. Nuk është shumë larg që pronarët të fillojnë të punojnë – deklaroi Mihail Mishev”, Shoqata e hotelierëve Ohër.

Nga policia e Ohrit për Alsat bëjnë të ditur se në tre muajt e fundit janë realizuar pesë kontrolle veprimi nëpër objekte hotelierike. Gjithsej 24 shtetasve të Shqipërisë që kanë punuar këtu, u është shqiptuar ndalesë për hyrje në Maqedoni, sepse janë kapur pa qëndrim të rregulluar me ligj dhe kanë hyrë jozyrtarisht në Maqedoni./Alsat/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *