Home / Kryesoret / Struganët i drejtohen vetëm Zaevit për deponinë!

Struganët i drejtohen vetëm Zaevit për deponinë!

Edhe një mëngjes tjetër banorët e Strugës zgjohen nën tymin e deponisë e cila vazhdon të digjet dhe e bën jetën të padurueshme, ata tanimë nuk kanë besim te askush dhe kërkojnë ndërhyrje nga vetë kryeministri Zaev,

Kërkohet vendosja e gardhit metalik, vendosje të kamerave dhe roje 24 orëshe, nga dy roje në çdo ndërim, patrullime policore dhe të zjarfikësve.

Nga Iniciativa qytetare ‘Dosta’ nga Struga, bëjnë me dije se pas dy muajsh nga takimi me përfaqësuesit e qeverisjes lokale dhe veçanërisht takimet me Damjan Mançevskin dhe Jani Makradulin, por edhe me Komisionin për zgjidhjen e problemit në krye me Ramiz Merkon, thonë se nuk ka shenja për reagim serioz rreth marrjes së masave konkrete për zgjidhjen e këtij problemi./Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *