Home / Kryesoret / STRUGË, HUMB JETËN I RIU NGA GRADECI – (VIDEO)

STRUGË, HUMB JETËN I RIU NGA GRADECI – (VIDEO)

Sipas burimeve zyrtare të policisë, paraditen e sotme një i ri nga fshati Gradec i Gostivarit, 22 vjeç me inicialet J.Ademi ka humbur jetën në Liqenin e Ohrit, paraprakisht në hotelin “Drim” të qytetit të Strugës. Sipas pushuesve dhe dëshmitarëve okular që ndodheshin në plazh në ato momente, ekipet e shpëtimit kanë reaguar shumë me vonesë dhe policia është lajmëruar vetëm 20 minuta pasi kishte ndodhur ngjarja, transmeton Televizioni Koha.

 

Sipas ligjeve dhe rregullores çdo plazh duhet të ketë të siguruar ekipe shpëtimi të cilat gjatë sezonit duhet të jenë në gjendje gatishmërie për të shpëtuar pushuesit nëse u rrezikohet jeta. Por deri më tani, edhe pas shumë rasteve tragjike, asnjë nuk është sanksionuar për humbjen e jetës së pushuesve.

Jozyrtarsiht i riu nga Gradeci ka qenë në një varkë dhe në një moment ka këcyer në uj dhe më pas nuk ka mundur të kthehet sërish në varkë duke humbur kështu jetën në ujrat e liqenit të Strugës. Kjo nuk është hera e parë që të rinj nga tetova dhe Gostivari humbin jetën në plazhet e Strugës. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *