Home / Kryesoret / Subvencione për kultivuesit e frutave dhe vreshtarët

Subvencione për kultivuesit e frutave dhe vreshtarët

Këtë javë duhet të fillojë pagesa e 28 milionë denarëve të parashikuara për subvencione për 544 kultivues të frutave.

Siç kumtoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) janë hartuar vendimet për pagesën e 544 kultivuesve të frutave në vlerë prej 28 milionë denarëve.

“I informojmë edhe bujqit tjerë se përveç për pemëtari, janë hartuar edhe vendime për pagesë të subvencioneve për vreshtari dhe për dëmet nga moti i keq në komunën e Gazi Babës. Pagesa edhe e këtyre subvencioneve do të kryhet ketë javë”, kumtoi MBPEU.

Ministria thekson se është koshiente për gjendjen në të cilën ndodhen kultivuesit e frutave nga rajoni i Prespës dhe se për shkak të kësaj bëhet orvatje që t’u dilet në ndihmë bujqve dhe kërkesave të tyre.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *