Home / Lajme / Maqedoni / Sulejman Rushiti i del në “mejdan” Nevzat Bejtës!

Sulejman Rushiti i del në “mejdan” Nevzat Bejtës!

Zgjedhjet lokale në Maqedoni që priten të mbahen në gjysmen e dytë të tetorit  duket se   kanë mobilizuar partitë politike shqiptare. Thuajse të gjitha partitë  i kanë kapluar ethet  dhe me të madhe janë duke bërë kalkulimet e fundit lidhur me atë se kë mund të kandidojnë dhe cili kandidat do të mund të kishte më shumë sukses  për të fituar  garën, që pritet të jetë shumë e ashpër në këto zgjedhje lokale.  Duke  marrë për bazë  zgjedhjet e fundit parlamentare partitë shqiptare tashmë e kanë njëfarë pasqyre  se ku realisht i kanë bastionet e tyre.

 

Zgjedhjet lokale pritet të sjellin edhe kombinatorika të ndryshme.  Portali fol.mk mëson për një kombinatorikë të ngjashme  në qytetin e Gostivarit, ku  përveç kandidaturës së shpallur si     të sigurtë  të  kryetarit aktual të komunës  së Gostivarit z Nevzat Bejta,  kandidaturën e tij pritet ta  shpallë edhe ish ministri e arsimit Sulejman Rushiti,  si një kandidat konsensual opozitarë. Rushiti edhe pse i larguar për një kohë nga politika, ai ka vazhduar të jetë prezent në debate  të ndryshme dhe ka qenë një zë kritikues ndaj qeverisë  BDI-VMRO. Përveç  tjerash  mësohet se z. Rushiti është  në raporte të mira me faktorin ndërkombëtarë dhe ka një përkrahje të madhe   si nga qytetarët e Gostivarit ashtu edhe nga  rinia e këtij qyteti. Poashtu këto informacione i bënë edhe më të besueshme  fakti   se z. Rushiti është parë i  afërt si  me Ziadin Selën dhe strukturën e partive që përbëjnë Aleancën,  poashtu edhe me eksponent të lartë të Lëvizjes Besa në Gostivar dhe në këtë rast  nuk përjashtohet  mundësia që  të marrë edhe mbështetjen e LSDM-së .

Sa i përket komunës së Gostivarit, bazuar në rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 11 dhjetorit të vitit të kaluar si favorite  për të fituar këtë komunë  shihet Aleanca për Shqiptarët. Në rastin konkret me kandidaturën e mundshme të  z. Rushiti nëse do të gëzonte  mbeshtetjen   Aleancës, po pse jo edhe të partive tjera opozitare  fitorja  e z Rushiti  do të ishte e më se e  sigurtë,

 

Megjithëse  kandidaturat akoma nuk janë hedhur në sipërfaqe, në lojë për të parin e komunës së Gostivarit para do kohe u përfolën  edhe sekretari gjeneral i LR PDSH-së z. Arben Taravari i njohur si një nga figurat më popullore në këtë qytet, tani ministër i Shëndetësisë si dhe    Visar Ademi si kandidat i mundshëm i shoqrisë civile, por   sipas të gjitha gjasave  nuk do jenë pjesë e kësaj gare.

Sidoqoftë gara në Gostivar do të jetë e fuqishme jo vetëm për kryetarin e komunës , por edhe për këshilltarët komunal ku të gjitha partitë do të dalin me lista të veçanta këshilltarësh.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *