Home / Lajme / Botë / Sulmi i dytë në Londër, qytetarëve u hidhet acid në fytyrë

Sulmi i dytë në Londër, qytetarëve u hidhet acid në fytyrë

Dy adoleshentë mendohet se janë viktimat e fundit të një sulmi me acid, sipas pamjeve të publikuara nga kalimtarët e rastit. Dje pak para orës 7 të mbrëmjes, policia mori një njoftim se në rrugën Romake, Bethnal Green, dy burra u vërsulën drejt një dyqani duke kërkuar ndihmë pasi u sulmuan me acid.

Njeri i cili kërkoi që të mos bëhej i ditur identiteti i tij, tha se lëkura e tij ishte e shkatërruar, derisa një oficer policie që shkoi në vendin e ngjarjes tha se ngjyra e fytyrave të dy personave ishte zbardhuar nga acidi që u hodh në ta, shkruan DailyMail.

Sulmi vjen pasi pesë persona u sulmuan me acid në fytyrat e tyre në Veri dhe Lindje të Londrës më 13 korrik, për ç’ka u arrestua një person.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *